SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Opozita nis protestat për gjendjen në vend

 Kryetari i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se opozita do të thërrasë protestë më 12 nëntor.

Në një deklaratë për mediet në selinë PD-së, Berisha u shpreh se PD dhe PL dhe forca të tjera opozitare nisin më datën 12 nëntor, atë që e cilësoi “betejën e madhe kundër regjimit të urryer, regjimit të narkoshtetit të parë dhe të vetmit në Europë, të partisë shtet, regjimit të Edi Ramës”.

Ai tha se shqiptarët do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor.

“Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes ndaj monizmit të Edi Ramës. Po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katastrofale të krijuar nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të qytetarëve shqiptarë. Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjen me regjimin e partisë-shtet. Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet”, tha ai.

Po ashtu, Berisha tha se Rama nuk meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë.///

error:
%d bloggers like this: