Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me krerët e degëve të PD-së në gjithë vendin.
Gjatë këtij takimi, Berisha tha se, misioni i demokratëve për shpëtimin e Shqipërisë është i vështirë, por shtoi se, PD do të ngrihet e gjitha në këmbë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.“Rama, të cilin ne me të drejtë, me fakte e dokumente e kemi shpallur prej kohësh armik të votës dhe qenies sonë, faktohet se nga 2017 deri sot, ky demon pushteti, ka punuar fshehtas dhe haptas për shkatërrimin e PD dhe opozitës në vend. Ka mobilizuar fonde, ka blerë e korruptuar për faqen e zezë të tij dhe atyre, individë ndër më të fuqishmit mbi tokë në fushën e sigurisë, siç është rasti i ish-shefit të kundërzbulimit të FBI, McGonigal”, tha Berisha.
Ai theksoi se, “ky akt armiqësor ndaj vendit të madh të lirisë, vendit që udhëheq NATO-n dhe është përgjegjës për sigurinë e botës së lirë, del jashtë çdo lloj imagjinate që të bëhet nga dikush tjetër, veç armiqve të SHBA e NATO”.
Berisha shtoi se, “e vërteta është se midis rekrutimit me korrupsion që Rama i bëri McGonigal, përdorimit të tij kundër opozitës, vendosjes së monizmit në Shqipëri, investimeve të mëdha të Deripaskës në Tiranë, ka një lidhje të pazgjidhshme”.Berisha tha se, “largimi i tij është i domosdoshëm për të distancuar çdo shqiptar veten nga ky individ që nuk ngurron të kryejë aktet më armiqësore ndaj sigurisë së një vendi të madh që ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e shqiptarëve”.
Ai theksoi se, çdo ditë që Edi Rama qëndron në pushtet është barrë dhe turp për çdo shqiptar të ndershëm.“PD do ngrihet e tëra në këmbë, deri në largimin e tij nga pushteti. Kemi përcaktuar si mision largimin e Ramës për kthimin e votës së shqiptarëve. Por me faktet e reja largimi i tij bëhet dy herë më i rëndësishëm, me veprime që mund t’i bënte vetëm Lukashenko apo aleati i Putinit, jo një vend aleat i NATO-s”, tha Berisha.///
ME SHUME LAJME
PS.Mbledhja e kryesisë përcakton kandidatët për kryebashkiakë. Emrat për Qarkun Vlorë dhe Gjirokastës.
Pranga 54-vjeçarit në Kakavijë. Mijëra euro të padeklaruara në çantë
Ermal Dredha, diplomati që do të kandidojë për kryetar bashkie nga PS në Vlorë