Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e kryesisë se primaret në PD ishin një proces që u zhvillua për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. “Në garë pati mbi 200 kandidatura dhe votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera”, tha ai.
Berisha tha se “procesi ka pasur në tërësi konkurrencë të ndershme, dhe ka pasur diferenca në vota mes kandidatëve, por ka pasur raste që kanë qenë të ngushta deri në 1 votë”. Pas fazës së parë, Berisha tha se “tani kemi procesin e zgjedhjeve të këshilltarëve, proces jashtëzakonisht i rëndësishëm i zgjedhjes së parlamentarëve vendorë”.
“Nëse në primare nuk arritëm të kemi numrin e duhur të vajzave dhe grave për qytetare të para, për këshilltare në mënyrë absolute do të respektohet me rigorozitet të plotë, standardi statutor i kësaj partie pa asnjë ekuivok. Kjo do të thotë se ata janë të garantuar, sigurisht me garë, ndaj dhe ky votim është më i komplikuar”, tha ai. Berisha tha se “ne jemi në një betejë të vështirë, por kjo betejë nuk zgjidhet kurrë duke pranuar gënjeshtrën për të vërtetë, duke pranuar nëpërkëmbjen e forcës tonë politike, siç po nëpërkëmbet sot Shqipëria”.
“Nëse forca jonë politike nuk u jep zgjidhje problemeve që ka, është e dëmshme dhe jo e dobishme ekzistenca e saj”, shtoi ai.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023