Kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se protesta e 6 dhjetorit do të mbahet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pavarësisht paralajmërimeve të policisë.
Gjatë një prononcimi për media nga selia blu, pas votimit për primaret e Tiranës, Berisha tha se, populli opozitar me zërin e fuqishëm do i dëshmojë Europës dhe botës se ai që qëndron si mikpritës aty, nuk është gjë tjetër veçse kreu i Meduzës së vjedhjes së zgjedhjeve dhe krimit. Prandaj ky samit është një moment jashtëzakonisht i veçantë për të protestuar.
Berisha tha se, nuk ka rrugë që mund të bllokohet përveç zonës ku mblidhen që ne s’kemi asnjë ndërmendje. Jemi më të interesuar se Edi Rama për sigurinë e lidershipit evropian dhe mbarëvajtjen e samitit.
“Ne jemi zotër të qytetit në zona të tjera. Nëse policia është e porositur që të përballet me opozitën bën zgjidhjen më të gabuar, opozita nuk ka betejë që nuk fiton. Këta njerëz që po votojnë sot janë me energji të shumëfishuar nga kjo ditë e në vazhdim”, tha Berisha.///
ME SHUME LAJME
Lunxhiotët. Të dëgjuar dhe të veçantë qysh në kohët e largëta…por edhe sot.
Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar
Grabiti xhiron ditore të një marketi, arrestohet shqiptari në Greqi