Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se, në Shqipëri po ndodh një politikë e dekapitimit (“prerjes së kokave”) të elitës kombëtare.“Firmos largimin masiv të mjekëve nga Shqipëria, rrënimin me shpejtësi katastrofale të sistemit shëndetësor dhe u thotë shqiptarëve ka mungesë për 40 mijë mjekë”, u shpreh Berisha.
“Italia është në vendin e dytë për numrin e mjekëve, por kërkon 40 mijë që të dalë në vendin e parë, të dalë para Gjermanisë. Italia ka 4 mjekë për 1 mijë banorë. Shqipëria kishte 1 mjek për 600 banorë, tani e ka për 1100 banorë”, tha Berisha.
“Ky nuk firmos dot për të vrarë poetin, por për të larguar masivisht studentët nga universitetet, por i vërsulet pedagogut, ish-ambasador i shkëlqyer se ka shërbyer në institucionin e sigurisë kombëtare. Më keni dëgjuar ndonjëherë mua të përmend Damian Gjiknurin, se ka shërbyer 2-3 vite drejtor në SHISH, kurrë. Për ato ia quaj merita unë. Kurse ai ka 3 ditë që u thotë shqiptarëve se një nga pedagogët më të shquar, Sandër Kovaçi ka punuar në SHIK dhe nën drejtimin e tij”, theksoi Berisha.
“Njeri që është shkonfiguruar. Sulmon si i tërbuar kundërshtarët politikë. Bën gjyqin e opozitarëve njëri pas tjetrit. E ka shndërruar skapin në repart kundër opozitës. Vërsulet kundër Agron Shehajt dhe i vë shiritin si bandit, pa asnjë dokument, pas asnjë provë, fakt. I mbyll ndërmarrjen, paçka se aty janë 200 familje që mbahen me rroga”, tha Berisha.
“Prandaj pedagogët dalin, del elita e kombit, ajka e kombit janë ata. Absolutisht njëri prej tyre ka mend 3 herë më shumë se gjithë këta që janë pas shpinës time dhe rrinë e çuçurisin sa herë dal këtu. Këtu po ndodh një politikë e dekapitimit të elitës kombëtare. E qëllimshme. Ç’ka ky me kombin shqiptar është shumë e vështirë ta marrësh vesh, por antishqiptar si ky kombi nuk ka pasur në 110 vite të shtetit shqiptar”, u shpreh Berisha.
Kreu i PD u shprehu solidaritetin studentëve dhe pedagogëve.
“Ua ndërpreu 8 vite doktoraturat, por duhet të jesh injorant, s’mund të marrësh kurrë një vendim të tillë. Në procesin e doktorimit është kërkimi shkencor. Ua ndërpreu me urdhër injoranti, urrejtësi, kërkimin shkencor. Por a mund të jetojë universiteti pa kërkimin shkencor. Universiteti thahet si ai lisi që i presin degët dhe bie. Këtë bëri ky 8 vite. Ua dha universiteteve private, sepse i çonin para dhe ju dilni këtu e i dilni zot. Dilini sa të doni se atë se mbroni kurrë, nuk mbrohet me asgjë”, tha Berisha.
“Ja thanë pedagogët, hajde bëjmë vetingun, trego pak ato 5 mijë metrat park që i ke marrë me 2 dollarë. Kurse prokurorin e përgjithshëm e burgosi pse bëri rivlerësimin në përputhje me ligjin të pasurisë së tij”, theksoi Berisha.///
ME SHUME LAJME
Parashikimi i motit, e mërkurë, 6 dhjetor 2023
Parashikimi i motit, e martë, 5 dhjetor 2023
SOFT NEWS – Mbajtja e një qeni ul rrezikun e demencës