SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Primaret, pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në mbledhjen e kryesisë se primaret janë bërë tashmë pasaporta e hapjes dhe ndryshimit thelbësor të PD-së.

“Ato kanë krijuar një impakt shumë pozitiv tek anëtarët dhe simpatizantët tanë, por në përgjithësi tek të gjithë shqiptarët që besojnë tek vota e lirë dhe respekti tek individi. Shqiptarët kanë nevojë jetike për ndryshimin e PD-së, si parti e shpresës, besimit dhe të ardhmes. Ndryshimi natyrisht realizohet vetëm me vepra, me hapa konkretë”, tha ai.

Sipas tij, “kjo përbën pa diskutim ndryshimin më të madh të kësaj force politike në këto 30 vite. Sot ne kemi mbi 200 kandidatura të cilat vijnë nga PD, shoqëria civile, bota akademike, por edhe nga diaspora dhe emigracioni”.

Berisha tha se “kjo parti dëshmohet çdo ditë një parti e interesit kombëtar, e cila është e vendosur për bashkëpunim, përpjekjet më serioze për integrimin e vendit në BE, për fqinjësi e partneritet dinjitoz, natyrisht duke mbrojtur interesat kombëtare të shqiptarëve”.

“Në mënyrë të veçantë ne kemi mbajtur qëndrimet më të prera ndaj aleancës trelaterale Beograd-Shkup-Tiranë, aleancë e cila është përçarëse në rajon dhe që kërcënon interesin kombëtar të shqiptarëve me izolimin që përpiqet ti bëjë Kosovës, apo me imponimet ndaj saj”, tha ai.///

error:
%d bloggers like this: