SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka reaguar sot në lidhje me projektin për Parkun e Butrintit.

Ndërsa në Kuvend pritet të shqyrtohet projektligji “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, Berisha në një prononcim për mediet para selisë së Kuvendit u shpreh se mbrojtja e Butrintit është imperativ për çdo shqiptar.

Ai tha se, e garantoi Edi Ramën se nuk do mundet të sillet me Butrintin sikur të ishte plaçkë e kolegëve apo baballarëve të tij. Butrinti është pronë e shqiptarëve, një nga pasuritë më të çmuara kombëtare.

“Ata që kanë parashikuar shpërbërjen e parkut dhe kanë përdorur një plan menaxhimi për këtë qëllim, ata kanë parashtruar programin e një akti korruptim të pashembullt. Do përdor të gjithë zërin tim kundër këtij projekti, që është ndër më korruptivët në Shqipëri dhe Evropë”, tha ai. ////

error:
%d bloggers like this: