SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se “qëllimi i këtij revolucioni është përmbysja e monizmit të bazuar në krimin, drogën, në vjedhjen dhe plaçkitjen”.

Në fjalën e tij gjatë protestës së mbajtur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Berisha tha se “kjo është një protestë, me të cilën ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët, ditët, muajt, kësaj qeverie antishqiptare me në krye Edi Ramën, i cili faktohet para shqiptarëve dhe botës, si pushtuesi më i egër i këtij vendi”.

Sipas tij, “Rama është plaçkitësi më i madh në historinë e vendit, armik i miqve tanë në SHBA dhe Europë”.

“Ne jemi këtu për t’i thënë atij që ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë. Marshi i studentëve në ’90 përmbysi diktaturën dhe çliroi shqiptarët. Marshi juaj do përmbysë monizmin e bazuar në krimin, drogën dhe plaçkitjen”,- tha ai.

Gjithashtu, Berisha thekson se Rama mendon se do na përjashtojë nga zgjedhjet.

“Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve. Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni. Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria! Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve”, deklaroi ai.

Ai shtoi se do të triumfojnë edhe në këtë betejë si misionarë të revolucionit demokratik.

“Koha është e misionarëve, e atyre djemve dhe vajzave, të rinjve dhe të rejave, burrave dhe grave që qëndrojnë në këmbë mbi kohën, të pamposhtur, drejt të ardhmes. Historinë e kemi pasur të mbushur me pushtime, dhimbje dhe vuajtje, por nuk jemi nënshtruar kurrë.Kemi triumfuar në të gjitha beteja tona për liri. Do triumfojmë edhe në këtë betejë si misionarë të revolucionit demokratik. Kjo kërkon të bashkohemi, të bashkohemi, të bashkohemi! Historia na mëson se sa herë që shqiptarët janë bashkuar, kanë bërë mrekullitë e tyre”, tha Berisha.///

error:
%d bloggers like this: