SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’

 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi pasditen e sotme një takim me kryetarët, sekretarët dhe grupet e punës së degëve të Tiranës. Në fjalën e tij, Berisha akuzon kryeministrin Rama për shpalljen e tij ‘non grata’.

“E vërteta është se McGonigal doli në pension, por operacioni apo farat e mbjella me atë operacion vazhduan deri nga mesi i vitit 2021. Lulzim Basha i paditur për larje parash, ra tërësisht në mëshirën e Edi Ramës dhe ai, në kundërshtim me çdo ligj, i mbylli dosjen, nuk e çoi në Gjykatën e Lartë. Pasi i kishte ndërsyer lobistit të PD-së, njeriun ndër më të fuqishmit të FBI-së, ai tregonte mëshirë duke marrë peng me dosje kryetarin e opozitës.  Ky që urren kundërshtarin bëri gjithçka që pasi futi në xhep Lulzim Bashën, përdori Sorosin, FBI e të tjerë për të shpallur ‘non grata’ Sali Berishën”, tha ai.

Në takim, Berisha foli për lirinë e votës, demokracinë dhe pluralizmin në Shqipëri, që sipas tij është i rrezikuar.

Berisha theksoi se, “përballemi me një armik të egër të votës së lirë, të opozitës, demokracisë, pluralizmit. Ne kemi përballë një njeri, i cili, siç dëshmuan për çdo shqiptar, zhvillimet e fundit, nuk njeh asnjë kufi, asnjë moral, asnjë normë, në përpjekjet e tij për të shkatërruar opozitën shqiptare. Aktet e tij janë ndër aktet më kriminale. Ai, që në vitin 2017, pasi futi në xhep mandatin e dytë, u tha shqiptarëve se tani do u tregoj unë se si do të qeveris, do të qeveris pa opozitë”.

“Edi Rama është një armik i egër i demokracisë. Unë ju garantoj ju se po të studioni vetëm qëndrimet e tij në parlament, po ta ndiqni, nuk ka qëndrime më antikushtetuese, antidemokratike, ata bëjnë gjithçka që ne të bojkotojmë parlamentin”, tha më tej Berisha.///

error:
%d bloggers like this: