Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot në Kuvend se kryeministri Edi Rama nuk do të arrijë kurrë të mposhtë opozitën shqiptare.“Jam sot këtu para jush si dëshmi e shpirtit të pamposhtur të opozitës, e vendimit të saj sublim për t’u përballur dhëmb për dhëmb me këtë regjim kriminal, kreun e tij Edi Rama”, tha Berisha.
“Jam këtu për t’i thënë se je i pashpresë, se me asgjë nuk do të arrish kurrë të mposhtësh opozitën shqiptare. Jam këtu për t’i thënë se me aktin më korruptiv, ke arritur të blesh dhe shesësh, deklarata, deputetë, kryetarë opozite e të tjerë me radhë, por ata kanë marrë fund, kanë shkuar dhe janë arkivuar, siç do të arkivohesh dhe ti në kohët që vijnë”, u shpreh Berisha.
“Edi Rama duke nxjerrë në mes të rrugës një kriminel, një informator të policisë kriminale, mendoi se kjo është rruga për të triumfuar mbi opozitën. Por i them këtu se të gjithë kriminelët e Shqipërisë po t’i mbledhësh, të gjithë vrasësit po t’i fusësh në këtë sallë, se të gjithë trafikantët, kurrë nuk do të mund të mposhtësh opozitën dhe popullin opozitar”, theksoi Berisha.
Berisha më tej i bëri thirrje qytetarëve që të ngrihen në revolucion.
“Qytetarë, këta janë rrezik personal për çdo njeri. Ndaj dhe ju bëj thirrje për beteja të reja. U bëj thirrje të ngrihemi se kjo kalbësirë nuk ikën ndryshe, vetëm se me revolucion. Ata që kanë frikë nga revolucioni, ata janë skllevër të krimit. Ata janë mostrat të krijuara nga skllavëria e krimit. Revolucioni askënd nuk duhet të trembë. Revolucioni është flladi i lirisë”, tha Berisha.
“Ndaj dhe mora fjalën dhe një herë për t’i deklaruar Edi Ramës se kauzën tonë ti kurrë nuk e vret dot”, tha Berisha.///
ME SHUME LAJME
Sot, aktiviteti “Rinia Sarandë”.
Parashikimi i motit, e premte, 22 shtator 2023
Sarandë. Aksidentohet me makine një 71 vjeçare ne qytet