SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi një takim me kryetarët e partive aleate, ku u diskutua për bashkëpunimin për zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord të dalin në zgjedhje me kandidatë të përbashkët.

Zyra e shtypit dhe komunikimit të PD bëri të ditur sot se Berisha takoi kryetarin e Partisë Republikane Fatmir Mediu, kryetarin e Partisë së të Drejtave të Njeriut, Vangjel Dule, kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kryetarin e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi.

Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin midis këtyre forcave politike në zgjedhjet e ardhshme vendore dhe u ra dakord që këto forcat politike të dalin në zgjedhje me kandidat të përbashkët. Takimi u karakterizua nga fryma e mirëkuptimit të plotë, përfundon njoftimi i zyrës së shtypit dhe komunikimit të PD.///

error:
%d bloggers like this: