SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bilanc lufte në Britani, 854 viktima gjatë 24 orëve

/07./04/2020/ Edhe në Britaninë e Madhe rriten në mënyrë të frikshmeshifrat e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19. Vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë vdekur 854 persona, duke e çuar në 6 227 numrin total.

Mediat britanike raportojnë se mosha e personave që kanë humbur jetën është nga 23-102 vjeç dhe sic e shihni ka edhe persona në moshë të re.

Deri tani në botë numri i viktimave nga COVID-19 është 76 373 ndërsa ai i të infektuarve 1 362 936 persona. Vendin e parë në numrin për numrin e personave të vdekur në botë e mban Italia me 16523 të vdekur ndërsa për sa i përket të infektuarve nga virusi tmerrshëm është SHBA me 368 449./R-SR

error:
%d bloggers like this: