SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Sarandë. Blendi Klosi: Jemi të bindur për fitoren e kësaj bashkie më 14 maj

Drejtuesi politik i qarkut Vlorë, Blendi Klosi, ka zhvilluar këtë të premte një takim në Sarandë me shtabin elektoral, në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.Klosi shoqërohej nga kryebashkiaku Adrian Gurma, ku shprehet i bindur për fitoren e kësaj bashkie.“Vijojmë takimet me shtabin elektoral të Bashkisë Sarandë, ku diskutuam mbi ecurinë e punës së deritanishme, realizimin e detyrave për një tjetër rezultat pozitiv në zgjedhjet e 14 majit.

Synimi i Partisë Socialiste është i qartë, fitore në të 7 bashkitë e Qarkut Vlorë”, thekson Blendi Klosi.///

error:
%d bloggers like this: