SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Shqipëria tashmë është kthyer në destinacionin e preferuar dhe të blogerëve të huaj të udhëtimeve.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ndau sot në rrjete sociale udhëtimin e dy blogerëve të huaj që mes vendeve evropiane që sugjerojnë të vizitohen në guidën e tyre kanë zgjedhur dhe Gjirokastrën.

Kumbaro tha se, “kjo fillim fundjave nis me udhëtimet e Hannah dhe Nick, dy blogerët e njohur të udhëtimeve që sugjerojnë 5 qytetet europiane ku ndihesh si në përrallë dhe përrallën në Shqipëri e gjetën në Gjirokastër”.

Ndër destinacionet më të preferuara për turistët janë Pazari karakteristik, kalaja e Argjiros, banesat karakteristike të Zekatëve, Skëndulajve, Parku Natyror i Viroit apo vlerat e trashëgimisë kulturore në njësitë administrative si Parku Arkeologjik i Antigonesë, objektet e kultit.

Gjatë vitit 2022 bashkia e Gjirokastrës ka organizuar një sërë aktivitetesh kulturore dhe  artistike për promovimin e vlerave të folkut, traditës, etj.

Turistët që vizitojnë qytetin e gurtë mbeten përherë të mahnitur nga paketa e plotë turistike që u ofron qyteti dhe rrethinat përreth. Gjirokastra po renditet përherë e më shumë në qytetet elitare të turizmit shqiptar, duke thithur një numër gjithnjë në rritje të turistëve.

E njohur për shtëpitë e veta karakteristike, çatitë prej guri dhe muret e bardha, Gjirokastra është një nga pikat kryesore të turizmit në vend. Kalaja e gurtë dhe parku i Antigonesë vazhdojnë të ngelen më të preferuarat për t’u vizituar nga grupet turistike vendase dhe të huaja përgjatë guidave dhe udhëtimeve të tyre në zonën e Gjirokastrës.///

error:
%d bloggers like this: