SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Bogdani kandidon në primaret e PD-së: Koha për një alternativë reale

 Ish-deputeti Partisë Demokratike Gert Bogdani prezantoi sot kandidaturën për primaret e Partisë Demokratike për kandidatët e zgjedhjeve lokale.

Në një deklaratë për mediet, Bogdani tha se “fatkeqësisht ndër vite dhe sidomos këto 8 vite të fundit, Tirana ka pësuar një deformim të rëndë dhe ka përjetuar, jo vetëm një shkatërrim të trashëgimisë dhe identitetit, por edhe një përkeqësim të ndjeshëm të jetës sonë të përditshme si banorë të kryeqytetit. Nuk ka asnjë banor të Tiranës, që nuk i vuan sot pasojat e keqmenaxhimit të qytetit”.

“Duke filluar që nga fëmijët, të cilëve u janë zhvatur hapësirat e gjelbra dhe parqet e lojërave, për t’i kthyer në beton. Ndërtimet dhe betonizimi pa kriter që po i marrin frymën çdo ditë e më shumë çdo banori të këtij qyteti. Trafiku i rënduar çdo orë të ditës dhe çdo ditë të javës, i cili i vjedh qytetarëve para dhe kohë. Ajri i ndotur që thithim përditë dhe ndotja akustike nga kamionët dhe betonieret që e kanë pushtuar qytetin”, nënvizoi Bogdani.

Bogadani u shpreh se “mungesa totale e vëmendjes për zonat rurale, për infrastrukturën, për shërbimet e për mirëqenien e banorëve të këtyre zonave, vetëm sepse janë larg objektivit të kamerave dhe propagandës”.

Sipas tij, problemet dhe hallet e përditshme, gjithësecili nga ne i përjeton çdo ditë në këtë qytet.

“Ndaj ka ardhur koha që këto probleme të zgjidhen. Sot është koha për një alternativë reale për mirëqeverisjen e qytetit tonë, për një model dhe një vizion ndryshe”, tha Bogdani.///

error:
%d bloggers like this: