SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Në komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, deputeti Enkelejd Alibeaj, u ndal te bojkoti i avokatëve për masat e sigurisë, si shenjë proteste për hartën e re gjyqësore.

Ai tha se në situatën aktuale, i gjithë sistemi gjyqësor është në kolaps.

“Mungesa e avokatëve që është një prej tre elementeve, që duhet të jenë të pranishëm në proceset gjyqësore të rregullta, besoj se është më i ndjeshëm tek proceset penale. Në procese penale figura e avokatit është figurë e domosdoshme dhe çështja bëhet më delikate sa kohë mbrojtësit janë të domosdoshëm në masat e sigurisë. Ndërsa avokatët nuk marrin pjesë në proces mund të ndodhë që të pandehurit të dalin nga burgu për këtë shkak. Unë besoj se duhet të jetë një alarm i madh për KLP, për prokurorinë po e po, por e dimë që prokuroria është e tillë që prokurorët zbatojnë ligjin ndërsa KLP nuk e ka vënë ujin në zjarr aspak, ndërkohë që mund të shpërthejë një situatë e pakëndshme”, tha Salianji.

Nga ana e saj, kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka tha se harta gjyqësore është një çështje teknike, dhe çdokush ka të drejtën të reagojë, por është një proces që ecën në sajë të disa standardeve të miratuara.

“Harta gjyqësore është një çështje e organeve të drejtësisë është një çështje teknike, e organeve të drejtësisë. Gjithkush ka të drejtën e vet të reagojë, në do bëjmë një dëgjesë të kuptojmë palët, por është një proces që ecën në sajë të disa standardeve të miratuara në sajë të reformës në drejtësi që i miratuat ju këtu. Ato kritere janë të përcaktuara drejt, janë ato që sjellin një produkt që është në diskutim dhe KLP duhet të jetë pjesë e diskutimit. Përgjegjësi le të mbajnë avokatë për klientë e vet”, tha Bushka.///

error:
%d bloggers like this: