SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

“Bomba” mes Brukselit! Eurodeputetes iu gjetën 600 mijë euro në shtëpi, i ati tenton arratisjen

Eva Kaili, një eurodeputete e PASOK-ut dhe nënkryetare e Parlamentit Evropian, është arrestuar dhe përjashtuar nga Partia pas hetimeve nga autoritetet belge për akuzat për korrupsion. 

“Një bombë e vërtetë në zemër të demokracisë evropiane”, e përshkruan L’Echo arrestimin e pesë personave si pjesë e hetimeve për financim nga Katari.Sipas gazetës belge, në shtëpinë e nënkryetares së Parlamentit Europian, Eva Kaili u gjetën çanta me para.

Ndërkohë hetimet vijojnë dhe nuk përjashtohet dhënia e urdhër-arresteve të reja. L’Echo raporton se eurodeputetja, e cila mban njëkohësisht postin si një nga nënkryetaret e Parlamentit Evropian është arrestuar, ndërsa natën e ka kaluar në qendrën e paraburgimit.Gjithashtu raportohet se babait të eurodeputetes greke iu është gjetur një valixhe plot me para teksa po largohej pasi ishte ‘alarmuar’ nga një prej bashkëpunëtorëve të tij, siç dyshojnë hetuesit.

Media informon se në shtëpinë e eurodeputetes u gjetën çanta me para, por shuma ende nuk është përcaktuar.“Ajo është arrestuar në flagrancë, e vetmja mënyrë e mundshme për të rrëzuar imunitetin e saj deputete. Pas arrestimeve në orët e para të mëngjesit dhe sekuestrimin e 600 mijë eurove kash, hetuesit arrestuan edhe babanë e Kaili, gjithashtu me një valixhe të mbushur me kartëmonedha dhe po tentonte të largohej, pasi ishte paralajmëruar nga bashkëpunëtorët”, raporton L’Echo.

Arrestimet u kryen si pjesë e një hetimi për pastrim parash dhe korrupsion nga autoritetet belge.///

error:
%d bloggers like this: