SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Banesa Belaj në lagjen Partizani në qytetin e Gjirokastrës është një tjetër Monument Kulture i Kategorisë I, i cili ka përfituar nga programi i Ministrisë së Kulturës, “Bonusi i Rijetësimit”.

Përveç punës restauruese në arkitekturën e saj unike, ndërhyrje po kryhen edhe për nxjerrjen në dritë të pikturave murale në fasadë dhe në Odën e Mirë, ku piktura me vlera të veçanta kanë qenë të mbuluara për dekada me radhë nga lyerjet me gëlqere. Ato paraqesin në përgjithësi kompozime me motive shpendësh dhe vazo me lule.

Befasues ishte dhe zbulimi i një peizazhi nga Stambolli i viteve 1800.

Po punohet, gjithashtu, për pastrimin dhe konsolidimin e tavanit dekorativ dhe frizave të dekoruara të musandrave.

Ecuria e punimeve restauruese është ndjekur nga afër prej specialistëve të Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Restaurimi në tërësi i “Banesës Belaj” dhe në veçanti i veprave të artit që ajo përmban, si pjesë integrale të saj, sjellë një vlerë të shtuar jo vetëm për këtë banesë, por për të gjithë rijetëzimin dhe zhvillimin e turizmit në qytetin e Gjirokastrës.///

error:
%d bloggers like this: