Titulli: Stalinizmi shqiptar, aspekte ideopolitike
Gjinia: Histori Autori: Arshi Pipa
Shqipëroi: Çapajev Zera Shtëpia botuese: Princi
Viti: 2010Fq. 352Pesha: 0.42 kgISBN: 978-99956-732-3-9 Koment nga autori Në këtë vëllim janë mbledhur shkrimet politike të viteve 1958 – 1989, të cilat, gjithsesi, nuk arrijnë ta mbulojnë të gjithë harkun kohor të asaj periudhe. Katër artikujt e parë janë shkruar gjatë katër viteve të para të qëndrimit tim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në atë kohë unë ende ushqeja shpresa për t’u kthyer në vendin tim të lindjes, sapo ai të çlirohej nga sundimi komunist, për të cilin unë mendoja se do të ishte i detyruar të mbaronte shpejt, pasi Shqipëria u prish me Bashkimin Sovjetik për t’u bashkuar me Kinën. Sidoqoftë, aleanca e çuditshme me Kinën zgjati aq sa aleanca e Shqipërisë me Jugosllavinë dhe Bashkimin Sovjetik, të marra së bashku. Dhe interesi im për politikën shqiptare u venit, pasi u bëra qytetar amerikan. Kjo ndodhi në Berkli, Kaliforni, ku unë atëherë jepja mësim. Lëvizja e Berklit për “Fjalën e Lirë” më ndërgjegjësoi për realitetin e mënyrës amerikane të jetesës. Në Mineapolis, ku shkova më 1966, u përfshiva në politikën amerikane, ndonëse shkrimet e mia ndoqën prirjen e profesionit tim, si mësues i letërsisë italiane në Universitetin e Minesotës. Atje unë fillova, gjithashtu, të shkruaj për letërsinë dhe folklorin shqiptar. Trazirat kosovare të vitit 1981 më krodhën edhe një herë në politikën shqiptare. Pjesa tjetër e artikujve të këtij libri janë shkruar të gjithë në vitet tetëdhjetë. Ato kanë një motiv kryesor, stalinizmin shqiptar, të trajtuar në disa aspekte kryesore “ideopolitike”. Meqenëse lexuesi nuk do ta gjejë termin “ideopolitik” të përfshirë në një fjalor të zakonshëm të gjuhës angleze, unë po e shpjegoj atë këtu shkurtimisht, duke e drejtuar atë, gjithashtu, në kapitullin e fundit të këtij libri, ku termi leninist-stalinist është trajtuar më gjerësisht. Termi do të thotë politikë e dominuar nga ideologjia – dikush mund të thotë edhe “e përcaktuar” – dhe jo nga ekonomia, si mund të mendojë lexuesi, i orientuar gabim nga përshkrimi i gënjeshtërt i stalinizmit si marksizëm-leninizëm. Unë vë re, meqë ra fjala, se marksizëm-leninizmi shqiptar është një stalinizëm i kockëzuar, që funksionon si një fe moniste, duke pushtuar dhe duke mbushur thuajse të gjitha fushat e jetës dhe të veprimtarisë njerëzore. Deri tani ai është studiuar shumë pak. Qasja ime, që është me tepër fenomenologjike sesa teorike, hap një shteg për studime të hollësishme. Të gjitha këto shkrime, të mbledhura këtu sipas rendit kronologjik, janë botuar më parë, përveç artikullit të fundit dhe poemës në shtojcë. Dy shkrime më të hershme janë përkthime nga shqipja. Eseja për kryepeshkopin Prendushi paraqitet në një formë të përmbledhur, ndërsa tjetra, që gjurmon prirjen lindore të stalinizmit shqiptar, është zgjeruar disi. Të gjitha shkrimet janë rishikuar për hir të njëtrajtshmërisë ortografike dhe rafinimit stilistik. Në procesin e rishikimit, gabimet faktike janë korrigjuar dhe formulimet e panevojshme janë krasitur. Falënderoj organet periodike në të cilat janë publikuar artikujt: “Telos”, “East European Quarterly”, “Labour Focus on Eastern Europe”, “Dielli”, “Shqiptari i lirë”, “Flamuri”, “Zâni i katholikvet shqyptarë në mërgim”, që më dhanë lejen për t’i rishtypur artikujt. Në mënyrë të veçantë falënderoj dr. Jeffry Fruen, që redaktoi dhe shtypi dorëshkrimin, ndërsa punonte me mua për përkthimin e poemës.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
ME SHUME LAJME
Kreu i KMSH-së: Të lëmë anash mëritë dhe egoizmin, të synojmë harmoninë
Sarandë. Komuniteti Mysliman. Sot, dita e parë e Agjërimit.
Hapen aplikimet për certifikim e operatorëve të turizmit detar