SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputeti socialist dhe gazetari Erion Braçe,  reagoi për ngritjen e çmimeve në gjithë prodhimet e miellit…

Nderkohe edhe ne Sarande, nuk behet perjashtim nga rritja e çmimit te bukes ne te gjitha pikat e shitjes.. Nje buke psh thekre blihej me 70 leke(jo me ngjyroses ushqimore) disa dite .Por sot me 15 shtator 2021 , e gjen vetem me 100 leke, pra 30 per qind me shume.! Por qytetaret e kane me kollaj te “pertypin”politike sesa te protestojne per kete rritje çmimi.

Të kthehemi te postimi i tErion Braçes në fb:

Pupupupupupu;
SOT DITA E KATERT,
E GJITHE MEDIA VIJON MERRET ME DY KUFOMA QE LUAJNE LUFTASH!

E vrau, nuk e vrau, e kalli, nuk e kalli, eshte nul, nuk eshte nul,
e hoqi, nuk e hoqi,
tani qe e hoqi cfare do bej ai, rruget, alternativat, po nuk e pati hequr cfare do bej ai qe nuk e hoqi etj etj etj!

Dy kufoma qe mbajne peng gjithe debatin publik ne kete vend!

Nderkohe iku, u harrua KARTELI I IMPORTUESVE TE GRURIT, PRODHIMIT TE MIELLIT, SHITJES, PRODHUESVE TE BUKES;

Sot KARTELI ka njoftuar cdo prodhues brumerash se do rrise cmimet me 30%!

Merruni me dy kufoma qe bejne sikur vrasin njeri tjetrin ne 14 shtator!///

%d bloggers like this: