SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Krahas shembjes së ndërtimeve pa leje, IKMT po bën edhe pastrimin nga inertet që mbeten pas, për të mos krijuar asnjë pengesë për pushuesit apo bizneset e tjera të ligjshme në zonat bregdetare.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi bëri të ditur sot se tashmë strukturat e Policisë së Shtetit dhe IKMT-së kanë një hartë të plotë të ndërtimeve dhe se aksioni do të vijojë.“S’ka kohë për pushim e as do të tërhiqemi nga vendosmëria për të çliruar bregdetin nga gjithfarë ndërtimesh e strukturash të ngritura pa leje. Mjetet e IKMT dhe Policia e Shtetit do të vijojnë në ditët në vazhdim operacionin edhe në zona të tjera bregdetare. Kemi një hartë të plotë ku janë evidentuar qartë të gjitha objektet. Shembja e tyre edhe çlirimi i hapësirave të zaptuara është vetëm çështje ditësh”, tha ai.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit prej fillimit të javës së shkuar ka nisur operacionin për pastrimin e bregdetit nga objektet e paligjshme.Më pas do të nisë shembja e ndërtimeve pa leje në Zonat e Mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin///

%d bloggers like this: