SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Brenda majit hapet kufiri me Kosovën. Priten flukse drejt bregdetit.

Kufiri mes Shqipërisë dhe Kosovës pritet të hapet brenda muajit maj.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në një intervistë televizive, duke theksuar se për të hapur kufirin nuk ka nevojë të merremi vesh me asnjë. “Ne do marrim vendimin dhe do hapim kufirin”, tha ai.

“Këtë gjë do ta bëjmë brenda muajit maj, nuk di t’ju them datën, por brenda majit do hapet kufiri dhe ju mund të vini”, – u shpreh Rama.

I pyetur lidhur me deklarimet e tij se nuk ka me këtë të bisedojë në Kosovë për hapjen e kufirit, Kryeministri Rama u shpreh se “unë isha duke u larguar nga intervista në skype me gazetarin Blendi Fevziu dhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duke hyrë. Më thotë gazetari Fevziu me kë do të bisedoni për këtë çështje, Thaçi tha duhet të koordinohemi njëherë. I thashë koordinohuni njëherë me njëri-tjetrin atje, ta dimë se me kë të bisedojmë, kjo ishte përgjigja me humor”.

Hapja e kufirit Kosove-Shqiperi, shihet me optimizem nga biznesi turistik ne te dy vendet. Pritete qe te kete nje fluks nga qytetaret e kosovare drejt bregdetit shqiptar, duke nisur nga Velipoja deri ne Ksamil.

Nuk dihet nese do te riaktivizohen linjat e autobuzeve te dedikuara si nje vit me pare: Prishtine-Sarande-Ksamil, ose Gjakove-Sarande-Ksamil.

Saranda dhe Ksamili mbeten pika preferenciale te pushuesve shqiptare nga Kosova.///

error:
%d bloggers like this: