/09.04/2020// Britania e Madhe ia kaloi Italisë së gjunjëzuar nga koronavirusi për bilancin më të rëndë të viktimave brenda një dite të vetme. Ajo shënoi 938 vdekje në 24 orë, duke e çuar totalin në 7.000.
Italia, në ditën e saj më të errët pati 919 jetë të humbura. Rastet e infeksionit në Angli u rritën gjithashtu duke shkuar në 60,733 – nga 55,242 që ishin një ditë më parë. Ndërsa Kryeministri Boris Johnson po lufton me koronavirusin e ri në spital, Mbretëria e Bashkuar po hyn në atë që shkencëtarët thanë se do të jetë faza më vdekjeprurëse e shpërthimit. Vendi përballet me pyetjen se kur do të hiqen bllokimet e qyteteve.
Brenda qeverisë, ministrat po debatojnë se për sa kohë mund të lejojë ekonomia e pestë më e madhe në botë të qëndrojë e mbyllur.
Kryetari i bashkisë së Londrës Sadiq Khan, tha se Britania nuk mund të heqë mbylljet e qyteteve ndërkohë që piku i sëmundjes pritet të vijë pas diçka më shumë se një jave. “Në asnjë mënyrë nuk jemi pranë heqjes së izolimit,” tha kryebashkiaku./R-SR//
ME SHUME LAJME
Sarandë. Në Ditën Botërore të Ujit, Kompania e Ujësjellësit promovon një aktivitet ndërgjegjësues.
Jug. Balluku: Brenda vitit nis rivitalizimi i rrugës Berat-Ballaban (Këlcyrë)
Gjirokastra, në hartën e qyteteve që furnizohen me ujë 24 orë