Pretendimi se Sali Berisha u godit me grusht nga një i sëmurë mendor u rrëzua në Gjykatën e Shkallës së Parë nga tre palët në proces. Së pari, nga prokurori i çështjes që e akuzoi Gert Shehun për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje, duke e mbajtur përgjegjës për aktin që kreu. Së dyti nga avokati që pranoi se nuk kishte asnjë kartelë mjekësore për të vërtetuar sëmundjen e klientit të tij dhe së treti, nga gjykatësi, që dha masën e arrestit me burg dhe nuk pranoi izolimin e Gert Shehut në spitalin psiqiatrik, siç kërkoi mbrojtja.
Në fund të procesit, avokati i Shehut tha se nuk kishte një kartelë mjekësore të vlefshme për Gert Shehun, duke pranuar pavlefshmërinë e dokumentit që kishte dalë nga një klinikë private në Tiranë.
“Akti i ekspertimit psikiatrik do të jetë përcaktues. Ne e kemi kërkuar të zgjeruar, të përfshihen edhe ekspertë të tjerë. Klienti im kurohej, ia kishte dhënë mjeku kurën. Ai ishte i pranishëm në seancë por nuk pati asnjë qëndrim” tha avokati Ervis Lila, i cili nuk mund të shpjegonte se përse e kreu 31-vjeçari goditjen e Berishës gjatë protestës.
Mbetet për t’u parë rezultati i ekspertizës psikologjike për Gert Shehun, por deri tani kjo është hera e dytë që gjykata e mban atë tërësisht përgjegjës për një akt kriminal.
Rasti i parë ishte për një ngjarje të 5 viteve më parë, kur Shehu qëlloi me grushta rojen e një palestre për arsye personale. Në Tetor të vitit 2017, gjykata e dënoi me gjobë si tërësisht të përgjegjshëm për aktin që kishte kryer. Në vendim nuk pasqyrohet asnjë pretendim nga familja se Shehu ishte i sëmurë mendërisht.///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’