SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Butrint: 4 studio finaliste për dizajnin e qendrës së vizitorëve të Parkut

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bëri të ditur se konkursi ndërkombëtar për dizajnin e qendrës së vizitorëve në Parkun Kombëtar të Butrintit përmbylli fazën e tij të parë, duke shpallur 4 studiot finaliste.

Sipas saj, ato janë: Kengo Kuma & Associates (Japan) me CHwB Albania, YOKE, Esmeralda Agolli, Ervin Paci, SOLARON Albania, iMEPS Engineering & Consulting, and R-Team Engineering;

Lahdelma & Mahlamäki Architects (Finland) me Geometria Architecture, doxiadis+, Ralph Appelbaum Associates, Giorgos Papazafiriou, dhe Sitowise;

Philippe PROST / AAPP (France) me Michel Desvigne Paysagiste, William Van Andringa, Terrell Group, ECO + CONSTRUIRE, dhe CL Design;

William Matthews Associates (UK) me Barker Langham, Harris Bugg Studio, Structure Workshop, dhe Atelier Ten.

“I shpallur nga Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit, konkursi ndërkombëtar i qendrës së vizitorëve mbështetet financiarisht nga Fondi Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim dhe organizohet nën mbikqyrjen e Ministrisë së Kulturës nga kompania britanike Malcolm Reading Consultants”, tha ministrja.

Margariti theksoi se, kjo qendër, e denjë për të mikpritur vizitorët, me të gjithë infrastrukturën e nevojshme në shërbim të tyre do të respektojë së pari vlerat e jashtëzakonshme universale jo vetëm të zemrës arkeologjike, por të të gjithë Parkut Kombëtar. ///

error:
%d bloggers like this: