/ATSH /- “Çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, lajm i mirë për Ballkanin”, tha sot i ftuar në një studio televizive ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.
Cakaj tha se data reale e hapjeve të negociatave të Shqipërisë me BE është sot.
“Shqipëria sot ka hapur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian. Këshilli sot ka autorizuar Komisionin për të filluar punën e nevojshme teknike për përcaktimin e pozicioneve negociuese të BE-së dhe të Shqipërisë dhe kështu ne jemi në fazën e parë post hapjes së negociatave”, tha Cakaj.
Ai shtoi se “moshapja e negociatave deri më tani nuk ka ardhur nga mosplotësimi i kushteve nga Shqipëria sepse Komisioni Europian ka konfirmuar për tre herë radhazi se Shqipëria ka plotësuar kushtet”. Problemi themelor, sipas tij, ka qenë se disa vende anëtare kanë vënë në pikëpyetje të gjeturat e Komisionit Europian.
Cakaj tha se qeveria e Shqipërisë ka qenë gjithmonë në shërbim të axhendës europiane dhe këtu kemi ardhur falë punës së qeverisë.
“Përsa i përket kushteve të paraqitura në konkluzionet e Këshillit që lidhen me zgjedhjet lokale ose faktorë të tjerë që ndërlidhen drejtpërdrejt me situatën politike nuk janë të shkaktuar nga qeveria e Shqipërisë. Po mos të ishte përkushtimi i qeverisë për të ecur para në axhenden europiane ndoshta sot edhe ngociatat nuk do të ishin hapur. Suksesi ynë qëndron që këto probleme nuk janë shkaktuar nga ne kemi arritur mos i lëmë si barriera për hapjen e negociatave por i kemi shndërruar në elemente shtesë që duhet të trajtohen gjatë procesit të negociatave. Në këtë kuptim, mua më takon të konfirmoj gatishmërinë e qeverisë në përgjithësi e kryeministrit Rama për të vazhduar punën në shërbim të këtij qëllimi”, tha ai.
Cakaj tha se vendimi i sotëm është më shumë sesa për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pasi është një lajm për gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Ne jemi në të njëjtën linjë të mendimit se procesi i zgjerimit të BE-së Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për tre arsye. Arseja e parë është integrimi i kësaj zone, meqë ne jemi në qendër të BE dhe kjo është e rëndësishme dhe në zvogëlimin e ndikimit të atyre që quhen aktorë të tretë. Arsyeja e dytë është se procesi i zgjerimit në BE në Ballkanin Perëndimor është dhe si instrument i rëndësishëm në motivimin e reformave dhe në këtë kuptim duhet parë si proces i transformimeve demokratike. Arsyeja e tretë është arsyeja ekonomike. Sot Ballkani Perëndimor parterin kryesor ka BE dhe natyrshëm ne duhet të shkrihemi në Bashkimin Europian në fushën e kolektivitetit. Kjo është pikëpamja e përgjithshme strategjike”, tha ai.
Caka theksoi se BE një orë e më parë duhet të marrë vendim për liberalizimin e vizave me Kosovën.
Cakaj tha se Procesi i Berlinit është në thelb të angazhimeve tona europiane.//R-SR///
ME SHUME LAJME
Kontrolle në Ksamil, bllokohet mjeti që lundronte jashtë zonës së caktuar
Sport & Promocion. Çukari,’Maratonomaku’ 56 vjeçar i Sarandës nisi maratonën e re drejt Frashëllinjve në Përmet.
Oltion Çaçi në ‘Opinion’: Aeroporti i Vlorës, “çelësi” kryesor për zhvillimin e turizmit në jug