SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri Edi Rama deklaroi se, nuk ka asnjë shans të pranohet ngritja e Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen “McGonigal”.

Në një intervistë televizive, Rama tha se, “kjo nuk ka për të ndodhur se ky është një abuzim ekstrem me gjithçka, me çdo normë etike, me çdo normë të lirisë e të drejtave të njeriut, me çdo normë të bashkëjetesës institucionale, me të gjitha, sepse te marrësh zvarrë njerëzit dhe duke u thënë njerëzve se këtu ka shpërthyer një skandal i madh, se Kryeministri është përfshirë në një aferë të madhe korruptive”.

I pyetur nëse kanë të drejtë ta besojnë pasi në aktakuzë është përmendur 14 herë emri juaj, Rama tha se, “ata kanë të drejtë që të besojnë që unë jam jo djali i Kristaq Ramës, por djali i Satanait, këtë të drejtë ta mbajnë për vete, ta ndajnë me njerëzit dhe ata që i besojnë t’u shkojnë nga mbrapa, por ata nuk kanë asnjë shans ta përdorin Parlamentin e Shqipërisë për ta kthyer atë në një hapësirë manipulimi dhe propagande ekstreme të kësaj natyre pa asnjë bazë.

Pyetjes se me çfarë të drejte e refuzon këtë komision, Rama u shpreh se, “ka një cak çdo gjë, nuk ka shans të pranohet ky komision”.///

error:
%d bloggers like this: