-Përpara se të ngrinte Kupën e Botës në stadiumin Lusail, Leo Messi mori një pelerinë të zezë dhe me flori nga Emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani. Kjo pelerinë njihet si “besht” dhe mbahet gjithmonë nga Emiri. Kjo veshje mund të përdoret edhe nga ministrat dhe njerëzit e rëndësishëm të Katarit në Ditën Kombëtare të vendit.
Detaji nuk ka kaluar pa u vënë re, pasi kjo veshje gjysmë transparente është vendosur para syve të Presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe mbarë planetit të futbollit. Nuk është e zakonshme të shihet një gjest i tillë në ceremonitë e turneve të organizuara nga FIFA dhe për faktin se Leo Messi vendoset si i barabartë me Emirin e vendit pritës të Kupës së Botës.///
ME SHUME LAJME
Sarandë.Fotovëzhgim: Te Bazilika dhe Sinagoga, hiqen ‘hartat memece’
FOKUS – 6 234 viktima në Turqi dhe 2 470 në Siri pas tërmetit të 6 shkurtit
Parashikimi i motit, e mërkurë, 8 shkurt 2023