SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Për të mos shkatërruar shëndetin e dhëmbëve dhe mishrave të tyre duhet ndaluar pirja e duhanit, ndërkohë që shumë persona as që nuk përpiqen ta bëjnë këtë, nënvizon Shoqëria Italiane e Periodontologjisë dhe Implantologjisë (SIDP).

Duke raportuar të dhënat i një sondazhi të 2 600 italianëve, SIDP-ja tha se më pak se një në dy persona u përpoqën ta linin atë.

Shumica nuk i kanë ndryshuar zakonet e tyre ose kanë pirë duhan më shumë për shkak të vështirësisë në menaxhimin e ankthit dhe stresit.

Lënia e pirjes së duhanit është, megjithatë, një investim, pasi pirësit e duhanit janë më të brishtë përballë Covid-19 dhe cigare dëmtojnë shëndetin oral, shtuar këtu ngjyrën e errët të tyre që ju vë në vështirësi përpara të tjerëve kur ju duhet të qeshni.

“Frika, ankthi dhe stresi janë pengesë për ndërprerjen e pirjes së duhanit, njerëzit janë kapur pas cigareve për të menaxhuar emocionet. Rreth 30% pinë më shumë dhe 15% e panë të zvogëluar motivimin për ta lënë”, thekson Luca Landi, presidenti i SIDP-së.

Ndonjëherë, gjithçka që ju nevojitet është një këshillë e tipit ”shty ndezjen e cigares për aq kohë sa të jetë e mundur” ose ”pini më shumë ujë dhe shpërqendroni veten, për shembull, duke bërë një shëtitje”.///

%d bloggers like this: