/08/04/2020// Kryetarja e bashkisë së Shkodrës tha mbrëmjen e sotme se ka pasur një shqetësim në Shkodër, por shtoi ajo, “lajmi i mirë është që sot nuk kishte asnjë rast të ri”.
“Edhe sot janë marrë rreth 17 mostra të reja në Shkodër, kryesisht infermierë të sallës së operacionit në Shkodër dhe të reanimacionit. Do të merren edhe ca të tjera nesër. Nuk kam pasur asnjë komunikim me qeverinë, i pari komunikim ishte sot me zonjën Manastirliu, duke i shpjeguar të gjithë shqetësimet”, tha Ademi.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër tha se “të gjithë kemi detyrën të bashkëndajmë informacione që të punojmë në mënyrë të koordinuar”.“./ATSH/R-SR//
ME SHUME LAJME
Berisha: Afera e Skavicës, korruptive
Rama, rubrikë të re bashkëbisedimi
Shqiptari u arrestua padrejtësisht nga policia britanike, Rama: Dëshpëruese, persekutorët të mbajnë përgjegjësi