SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

COVID-19/ Ambasada thirrje shtetasve amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA

//ATSH/ -Ambasada e SHBA u ka bërë thirrje sot qytetarëve amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në SHBA, përveç rasteve kur janë të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar.

Në një njoftim për shtyp thuhet se, “ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nxit qytetarët amerikanë të planifikojnë kthimin e menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar në Shqipëri për një kohë të pacaktuar”.

“Të gjitha pikat kufitare janë të mbyllura dhe për momentin ka vetëm një fluturim ditor që niset nga Shqipëria, i kompanisë Air Albania”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

“Nuk ka asnjë informacion të dhënë për sa kohë do të vazhdojë ky fluturim. Fluturimi i Air Albania niset nga Tirana për në Stamboll, ku ju mund të merrni fluturimet për në Shtetet e Bashkuara”, theksohet në njoftimin e ambasadës amerikane.///

error:
%d bloggers like this: