SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

COVID-19/ Bizneset e lejuara mund të punojnë edhe pas orës 13:00 09/04/2020

“Punonjësit që kanë punuar në të zezë nuk do të përfitojnë nga paketa e luftës”, tha sot Koordinatori për situatën e Emergjencës Arben Ahmetaj.

Ahmetaj u shpreh në një intervistë televizive se punonjësit sezonalë, që kanë punuar jashtë vendit, por tashmë kufijtë janë mbyllur, mund të shihen tek pagesa e papunësisë, por duhet më parë të regjistrohen si të papunë.

Ai sqaroi se pagesat e sigurimeve nuk shtyhen, pasi nëse do t’i shtynim që shkojnë 7.9 miliardë lekë në muaj i binte që ne të mos arrinim të paguanim dot pensionet.

Ndërkohë Ahmetaj shpjegoi edhe raportin me bankat, për të cilin ankohen shumë qytetarë, lidhur me mos zbatimin e vendimit për shtyrjen e kësteve të kredisë.

“Qytetari të ankohet në faqen e Bankës së Shqipërisë, ajo ja kalon njësisë monitoruese dhe njësia merret me bankat”, – tha Ahmetaj.

Ahmetaj u shpreh gjtihashtu se “të gjitha bizneset e lejuara për punë, mund të punojnë edhe pas orës 13:00. Policia është shumë e qartë që nuk do të pengojë asnjë biznes të punojë pas orës 13:00, përveç bizneseve specifike që nuk janë të lejuara”/ATSH/ R-SR//

error:
%d bloggers like this: