Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një interviste televizive, mbrëmjen e të hënës, ka theksuar se janë në gatishmëri 9 000 shtretër në dispozicion, teksa ka shtuar se gjatë kësaj jave janë realizuar 563 testime.
“Kemi marrë masa në spitale për të minimizuar ndërhyrjet kirurgjikale dhe vizitat e konsultat, për të shmangur përhapjen dhe për të vënë në dispozicion kapacitetet tona për tu përballur me COVID-19. Kemi 9 000 shtretër në dispozicion, përfshirë sektorin privat. Kjo javë është mbyllur me 563 testime”,- tha Manastirliu.
“OBSH rekomandon testimin për ata që kanë simptoma dhe histori udhëtimi.
I kemi tamponet, kitet dhe po vazhdojmë të furnizohemi”,- garantoi ajo. “Presim të hapim edhe një qendër të dytë në QSUT për të kryer testime.
Testi nuk i bëhet kujtdo që ka një simptomë që s’lidhet me histori udhëtimi apo kontakte, por po bashkëpunojmë me OBSH që ende nuk i ka si teste të shpejta. Duam cilësi maksimale në testet e kryera, prandaj po kërkojmë siguri në kryerjen e tyre”,- thekson Manastirliu.
“Të gjitha spitalet e vendit janë të pajisura me këto materiale. Ka pasur një kufizim global në masën. Por po vazhdojmë të furnizohemi. Thirrja për qytetarët është të tregojnë historikun e udhëtimeve”,- shtoi ministrja Manastirliu. //R-SR///
ME SHUME LAJME
Kontrolle në Ksamil, bllokohet mjeti që lundronte jashtë zonës së caktuar
Sport & Promocion. Çukari,’Maratonomaku’ 56 vjeçar i Sarandës nisi maratonën e re drejt Frashëllinjve në Përmet.
Oltion Çaçi në ‘Opinion’: Aeroporti i Vlorës, “çelësi” kryesor për zhvillimin e turizmit në jug