//14/04/2020// Prej ditës së shtunë ka filluar procesi i shpërndarjes së kartave të identitetit dhe të pasaportës. Qytetarët shkojnë në sportele për të marrë mjetet identifikuese, vetëm pas një mesazhi që i është dërguar për të ardhur në një orar të caktuar për tërheqjen e mjetit identifikues.
“Sot është dita e dytë, po ecën normalisht mirë. Qytetarëve u kërkohet të ruajnë distancën fizike, si dhe të jenë të pajisur me maska dhe doreza. Pa këto masa mbrojtëse nëpunësit nuk do t’i ofrojnë shërbim. Mesazhi lajmëron qytetarin të paraqitet në orën e caktuar, 10-15 minuta distancë nga njëri-tjetri”, tha Doracaj.
Bledar Doracaj në një intervistë për Report Tv tha se shumë shpejt shpërndarja do të nis edhe në zyrat konsullore jashtë vendit.
Ndalur tek hapja e zyrave të aplikimit për rinovim apo bërje rishtazi të ID e pasaportës biometrike, Gjendja Civile ende nuk ka një vendim dhe sipas kreut të këtij shërbimi do të shihet mundësia hap pas hapi në varësi të situatës.
“I/E Nderuar! Në datë 11 Prill 2020 ora xx:yy, ju lutemi të tërhiqni Pasaportën Tuaj pranë sportelit Aleat. Respektoni orarin! (nëse paraqiteni me vonesë nuk mund të merrni shërbimin). Ruani distancën 2 metër nga qytetarët e tjerë, mbani maske dhe doreza, përndryshe nuk mund të procedojmë me procesin e shpërndarjes së Dokumentit. Tregojini këtë SMS punonjësve në hyrje të Rajonit të Policisë. Ju falënderojmë në emër të Ministrisë së Brendshme, ALEAT”, është teksti i mesazhit që njofton qytetarët.
ME SHUME LAJME
Berisha: Afera e Skavicës, korruptive
Rama, rubrikë të re bashkëbisedimi
Shqiptari u arrestua padrejtësisht nga policia britanike, Rama: Dëshpëruese, persekutorët të mbajnë përgjegjësi