Kryeministri Edi Rama informoi sot se duke nisur nga e hëna, do të zgjerohet fasha orare e shërbimeve ushqimore, farmaceutike dhe bankare, deri në orën 17.30.
Kryeministri informoi po ashtu se “do të zgjerojmë brenda javës së ardhshme (nëse kurba e infeksionit do të qëndrojë në trendin aktual) mundësinë e lëvizjes me automjet privat të atyre që punojnë në hapësirën e lejuar të aktivitetit ekonomik”.
Rama theksoi se “do të miratojmë javën që vjen në parlament risitë e Kodit Penal / Rrugor për periudhën e gjendjes së jashtëzakonshme të epidemisë”.
Po ashtu, ai shtoi se “do të përgatisim brenda javës tjetër rregulloren e standardeve bazë të sigurisë për njësitë ekonomike të shërbimit që do të hapen në javët e mëtejshme”.
Rama tha se kjo masë lehtësuese dhe të tjera merren në kushtet kur “kurba e infeksionit është më e ulët se pritshmëria jonë më optimiste, si rezultat i masave të forta që kemi marrë në kohën e duhur dhe rezistencës fantastike të popullit në unitet me shtetin”.
“Në kushtet kur mund të shohim me optimizëm të arsyeshëm fundin e muajit maj si një dalje nga kjo fazë e parë përballjeje të gjithanshme me armikun e padukshëm, ku një pjesë e madhe e aktivitetin ekonomik mund të rikthehet në një normalitet të ri dhe shumë kush mund të rikthehet në punë, me rregulla të mirëpërcaktuar natyrisht”, shtoi ai.
Po ashtu, Rama tha se “në kushtet kur duhet të përballojmë dyzet ditë shumë të rëndësishme, për fitoren e kësaj faze vendimtare të rezistencës sonë të përbashkët, duke u hapur me kujdesin më të madh e me disa hapa shumë të matur, duke vendosur njëkohësisht masa të rrepta penale për shkelësit, që të blindojmë rezultatet e arritura me sakrificë ditë pas dite dhe të mbajmë mbyllur çdo shteg rikthimi të armikut”./ATSH/R-SR//
ME SHUME LAJME
Sarandë. Oltion Çaçi, kandidat i i PS: Së bashku, ne mund të bëjmë më shumë për një Sarandë më të gjallë për çdo banor të saj.
Berisha: Afera e Skavicës, korruptive
Rama, rubrikë të re bashkëbisedimi