SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

– Një komitet ekspertësh i OBSH rekomandoi sot administrimin e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobësuar, ndër të tjerë, për të gjitha vaksinat e miratuara nga agjensia e OKB-së.

Ekspertët e OBSH-së shpjeguan se rekomandimi i dozës së tretë nuk kishte të bënte me popullatën e përgjithshme.

“Rekomandimi që po japim tani është që njerëzve, të cilët kanë një imunitet të kompromentuar, t’u jepet një dozë shtesë, për të kthyer përgjigjen e tyre imune në nivelin e mbrojtjes së kërkuar për parandalimin e zhvillimit të formave të rënda të sëmundjes, që kërkojnë shtrimin në spital ose që shkaktojnë vdekje”, shpjegoi Dr. Kate O’Brien, Drejtoresha e Departamentit të Imunizimit në OBSH.

“Kjo dozë e tretë duhet të ndahet nga e dyta me një deri në tre muaj”, shtoi Dr. O’Brien.

I njëjti komitet rekomandoi një dozë të tretë për personat 60 vjeç e lart të imunizuar me vaksinat antiCOVID-19 të kompanive kineze Sinovac dhe Sinopharm.

“Doza e tretë mund të jetë një vaksinë tjetër e një lloji tjetër”, tha komiteti SAGE i OBSH-së në një konferencë shtypi.

OBSH-ja ka miratuar dy vaksina mARN nga Moderna dhe Pfizer-Biontech, dy vaksina kineze nga Sinopharm dhe Sinovac, vaksina nga Johnson & Johnson dhe ajo nga Astrazeneca.///

%d bloggers like this: