/29/04/2020// Prej tre javësh në Sarandë funksinon qendra akomoduese e karantimit te detyrueshem per shtetas qe hyjnë nga nga Greqia nëpërmjet PKK Kakavije dhe Qafë Botë.
Sipas drejtorit të DSHP në Sarandë Arjan Kalcuni , qendra e akomodimit për karanatinim funksionon në konviktin e shkollës së mesme “A.Athanas në qytet, nen kujdesin e nje ekipi te perkushtuar mjekesor.
I pyetur nga Radio “Saranda”për numrin e personave që janë karantinur deri më sot në këtë qendër, Kalcuni vuri në dukje se ky numër arrin në 34 .
“Të gjithë personat e karantinuar, i janë nënshtruar testeve dhe kontrollit të kujdesshëm nga një staf I specializuar mjekëso,-tha Kalcuni.
Mesohet se ne kete qender. aktualisht janë 18 pesona me karantinim të detyrueshëm.
Para pesë ditëve përfundoi karantinimin nje familje nga Durresi me 3 persona, te paret qe u karantinuan ne kete qender ne Sarande. Jane larguar sot 6 persona emigrante nga Berati, nje famije me 4 persona nga Kosova dhe nje nga Delvina .
“Me 1 maj pritet te dalin nga karantinimi i detyrueshem edhe 8 qytetare sarandiote punonjes te tragetit Sarande-Korfuz te cilet mbushin periudhen dy javore .-tha pwr radion “Saranda:” drejtori i DSHP ne Sarandw, Arjan Kalcuni.//R-SR///
ME SHUME LAJME
Jug. “Qyteti im Evropian”, ekspozitë e 40 autorëve nxënës.
Pezullohen 38 leje drejtimi, arrestohen 6 drejtues mjetesh
Sarandë. Gjergj Merkuri, kandidat i pavarur kallëzon penalisht kreun e PS Eleron Gjoni