SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu dhe ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj inspektuan ambientet e spitalit të ri të luftës ku do të shërbejë për ata pacientë të prekur nga COVID-19, të cilët kanë gjendje shëndetësore të përmirësuar nga trajtimi në spital, por kanë ende nevojë të mbahen nën vëzhgim. Manastirliu tha se bëhet fjalë për skenarin e katërt, në rastet e tejkalimit të kapaciteteve të strukturave publike.

Rama tha se sfida është që spitali të nise funksionimin për 30 ditë.

“Sfida është që për 30 ditë ta bëjmë spital. Jemi në kushte lufte. Sidoqoftë ne, sfidën e kemi 30 ditë t’a bejme spital. Nëse e kemi edhe këtë spital, krijojmë lehtësi për cdo eventualitet. Pra nuk kemi pse mbajmë në spitalin e vijës së parë atje njerëz të cilët janë në kushte të lehtësuara shëndetësore. Ne nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë që të ndodhin ato katastrofat që i kanë ndodhur të tjerëve që janë shumë më të fortë dhe shumë më të mëdhenj se ne”, tha Rama.

Manastirliu nga ana e saj u shpreh se “menjëherë fillojmë me godinën e strukturën që do të përshtatet si spital-karantinë. Pra, për ata pacientë të cilët janë të hospitalizuar, por po bëhen mirë dhe kanë nevojë për vëzhgim dhe asistencë mjekësore të transferohen në këto ambiente, ku shumë shpejt fillon puna për organizimin e saj”.

“Kjo është pjesë e skenarit të katërt, pasi në skenarin e parë, dytë dhe tretë janë struktura të tjera në spitalet tona. Ndërsa kjo do të shërbejë si një spital karantinë me një organizim të asistencës bazë mjekësore’”, deklaroi ministrja.

Më tej, ajo theksoi se ky është skenari i katërt në kuadër të situatës së krijuar prej COVID-19.

“Sot ju kryeministër merrni vendimin për t’a marrë në dispozicion dhe për të filluar procedurat. Ne menjëherë fillojmë me godinën e parë. Do ta zbardhim sepse kjo nis procedurat ligjore dhe brenda një afati 20 ditor ne do të fillojmë punën. Ky është skenari i katërt, ne kemi mundësi me kapacitetet tona të përballojmë një muaj sipas progresionit që kemi bërë, por sa më shpejt të jetë e mundur ne do të fillojmë’.-tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në objektin që do të transformohet në spital karantinë në ambientet e një ish-universiteti jopublik, Manastirliu tha se kjo strukturë ka një kapacitet prej 100 shtretërish.

“Struktura është e adaptueshme dhe puna do të fillojë shumë shpejt për rehabilitimin. Çdo dhomë do të adaptohet konkretisht për ata të sëmurë që janë në fazë shërimi që kërkojnë një asistencë bazë mjekësore. Do të jenë rreth 100 shtretër. Është në kushte që mund të adaptohet shpejt për një strukturë rezidenciale dhe të ofrojë shërbimet bazë”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë tha se menjëherë do të fillojmë me procedurat pas vendimit të qeverisë.

error:
%d bloggers like this: