SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dashuri në kohë koronavirusi/ Mesazhe me dron, drekë në tarracën e pallatit dhe

/01/04/2020// Historia e një djali dhe një vajze nga Nju Jorku në këto kohë pandemie, tregon se dashuria nuk njeh kufij; ajo triumfon edhe përtej distancave të detyruara, edhe përtej panikut nga Covid-19.

Teksa kalonte ditët e tij në izolim, nga ballkoni i tij, Jeremy vërejti një komshie në pallatin përballë, e cila ashtu si ai, po qëndronte e vetmuar në tarracën e pallatit të saj duke kërcyer. Me anë të një droni ai nisi t’i dërgonte mesazhe duke vendosur më pas një komunikim me të.

Fotografi nga Bruklin, Jeremy Cohen 28 vjeç, mori famë pas publikimit të një videoje të tijën në rrjetin social TikTok. Në këtë video Jeremy përmes një droni ku kishte ngjitur numrin e celularit i kërkon vajzës, Tori, e cila ishte fqinja e tij, nëse kishte dëshirë të dilte më të në takim.

Tori e mori numrin e celularit të Jeremy të ngjitur në dron dhe pas një ore i dërgoi mesazh. Kështu nisi edhe bashkëbisedimi. Pas një takimi të parë të suksesshëm, Cohen vendosi ta çonte këtë takim një hap tjetër. Ata konsumuan një drekë në distancë, në tarracën e pallatit. Më pas do vinte takimi nga afër.

Cohen vendosi ta takonte Torin jashtë shtëpisë i veshur brenda një tullumbaceje (apo topi gjigant të tejdukshëm që fryhet). Ai kishte marrë me vete në takim edhe një buqetë me lule. Çifti doli për një shëtitje nëpër lagje. Teksa ecnin, madje u ndaluan edhe nga policia për thyerjen e rregullit të daljes nga shtëpia.//

error:
%d bloggers like this: