Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë u arrestua në flagrancë shtetasi J. Sh., 36 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të tij. Gjatë kontrollit të banesës së 36-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 mjet prerës thikë dhe 1 mjet që shërben për të thyer xhamin, që ky shtetas dyshohet se i ka përdorur për të kryer vjedhjen e disa produkteve ushqimore, në një market, në Delvinë. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’