SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Delvinë: Atleti Alush Çukari me bluzën me foton e aktores Hajrie Rondo përshkon Sarandë-Delvinë, në shenjë adhurimi për aktoren

Adelina LLAKA

Atleti Alush Çukari i njohur si “Maratonomaku i Sarandës”, me bluzën me foton e aktores Hajrie Rondo përshkoi sot rrugën Sarandë-Delvinë, në shenjë adhurimi për aktoren e krienjohur me origjine nga Delvina.

Ai u nis nga Sheshi qendror “Nene Tereza” i Sarandes. Ne vendin Ura e Gajdarit atleti u shoqerua nga makina e Policise Delvine e cila se bashku me nje ambulance e shoqeroi ate deri ne finish, ne sheshin e Delvines.

Çukari i frymezuar nga figura dhe vepra e aktores Hajrie Rondo e ndërmori këtë inisiativë me deshiren e tij e cila u përkrah edhe nga Sektori i Kulturës dhe Sportit në Bashkinë Delvinë-thane burime nga Bashkia e ketij qyteti.

Ne Sheshin e Delvines prane bustit te Hajrie Rondos u organizua nje ceremoni e thjeshte pritese per “Maratonomakun” sarandiot ku ishin te pranishem qytetare, tafi i Bashkise Delvine, sektori i kultures ,etj,.

Aitij iu dhurua nje buqetë me lule te cilen e vendosi prane bustit te Aktores.

Ai falenderoj pjesëmarrësit, Policine Delvine, Spitalin, Bashkine dhe Kryebashkiaken Majlinda Qilimi. I afermi i atletit, Elvin Çukari theksoi me kete rast se eshte hera e pare qe ne Delvine u zhvillua nje aktivitet i ketij lloji.

Alush Çukari, ose Lusiano eshte nje figure interesante e sportistit ne rajonin e Sarandes. Ai merret edhe me sportin e notit duke dalë 6 here ne vend te pare.

Nismat e tij sportivo promocionale per Sarandën turistike me sloganin “Eja ne Sarande”!” jane bere tashme te njohura duke vrapuar drejt kryeqytetit dhe disa qyteteve te tjera te vendit. Ne keto nisma promocionale Maratonomaku i Sarandes ka gjetur edhe mbeshtetjen e kryebashiakut te qytetit bregdetar, Adrian Gurma./sarandaNews.al///

error:
%d bloggers like this: