Gjate ketij muji si Muaji i Letërsisë dhe Arteve, Bashka e Delvines ka inicuar disa takime me krijues.

“Një takim e ngrohtë me shkrimtarë dhe artistë te qytetit tonë, me mësues dhe nxënës që e duan dhe e adhurojnë letërsinë; promovuam krijimtarinë e shkrimtarëve delvinjotë dhe biseduam gjatë rreth vlerës dhe dobisë qe ka leximi i librave artistikë.”-shkrun per keto veprimtari kryebashkiakja Majlinda Qilimi.
Ndoqëm me vëmendje dhe shijuam çdo varg të interpretuar nga nxënësit tanë të talentuar te cilët përcollën mjaft emocion, pasi kishin ditur të përzgjedhin fragmente mjaft të bukura të shkrimtarëve delvinjotë ndër vite.
Qilimi ka shprehur falenderime te veçanta per pjesemarresit dhe veçanerisht për shkrimtarët e pranishem

Sipas nje tradite dhjetravjeçare QKF “M. Leka” ka luajtur nje rol aktiv me interpretime nga talentet e fjales artistike dhe ato instruemtale. Mesuesit e letërsisë në shkolla dhe gjimnazistet kane qene pjesemarres aktiv ne keto takime te Tetorit te Letersise dhe Arteve.



“Delvina e ka dashur dhe e do të bukurën, letërsinë dhe artin në përgjithësi.”-u shpreh se fundi Qilimi me adhurim per qytetin e saj ./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
Sot, aktiviteti “Rinia Sarandë”.
Parashikimi i motit, e premte, 22 shtator 2023
Sarandë. Aksidentohet me makine një 71 vjeçare ne qytet