SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Delvinë: Presidenti Bajram Bega, pritet nga kryebashkiakja Majlinda Qilimi. ‘Të kujdesemi për mireqënien e banorëve’.

Gjate nje turi ne rajonin jugperendimor te vendit Presidenti Bajram Begaj zhvilloi sot disa takimesh në Delvin ku u prit nga kryetarja e bashkisë, Majlinda Qilimi, zyrtare te tjere vendore.

Presidenca njoftoi se gjatë takimit me kryetaren e bashkisë së Delvinës, Majlinda Qilimi, Presidenti Begaj u ndal tek sfidat dhe problematikat që ka qyteti i Delvinës. “Delvina është një qytet me vlera në historinë e Shqipërisë, me vlera në kulturën shqiptare dhe vizita ime sot është shenjë e rëndësisë që ka ky qytet dhe kjo bashki. Me kryetaren diskutuam rreth çështjeve që e shqetësojnë më shumë komunitetin e Delvinës, bashkisë së saj. Është e rëndësishme që çdonjëri nga ne që ka një detyrë publike duhet të dëgjojë qytetarin, të kujdeset për shqetësimet që ata kanë dhe të ndikojë në mirëqënien e jetës së qytetarit,” tha Presidenti Begaj.

Presidenti vizitoi gjithashtu dhe Muzeun e Historisë dhe Etnografisë të Delvinës. “Është një muze i realizuar me kontributin e të gjithë qytetarëve të Delvinës. Do të doja të falënderoja çdonjërin prej tyre për kontributin dhe vullnetarizmin në këtë promovim të vlerave të historisë së qytetit të Delvinës,” tha Presidenti gjatë prononcimit të tij.

Gjatë ndalesës në Delvinë, Presidenti realizoi një takim me një biznes të zonës në fushën e bimëve medicinale.///

error:
%d bloggers like this: