SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ujësjellësi i Delvines çertifikohet nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Lajmi me rendesi jetike per banoret e Delvines eshte bere i ditur nga kryebashkiakja Majlinda Qilimi nepermjet medias sociale.

Qilimi vuri ne dukje se “mbetet për t’u investuar vitin e ardhshëm në lagjet “9 Tetori” dhe “Lejla Malo” duke e zgjidhur përfundimisht problemin e ujit të pijshëm për qytetin e Delvinës.

“Lajm i mirë! Rehabilitimi i plotë i rrjetit të ujësjellesit për qytetin e Delvines, ku përfshihet sistemimi i burimit të Vrizit, ndërtimi i rrjetit të ri të furnizim-shpërndarjes si dhe ndërtimi i depos së re 900m³, ka bërë të mundur jo vetëm përmirësimin e cilësisë së ujit të pijshëm që tashmë është certifikuar nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor me aktin e miratimit higjeno-sanitar të datës 19.09.2022 “Për vënien në shfrytëzim të objektit kaptazhi i Vrizit dhe Depo e ujit”, por edhe ka krijuar mundësinë e furnizimit me ujë për 24 orë në pjesën më të madhe te qytetit./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: