SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Deputetja e Sarandës, Ina Zhupa: Ndarja e PD, skenar i parapërgatitur. Janë një turpërim kandidatët e…!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se mosdakordësimi i grupit që mbështet Enkelejd Alibeajn për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje, ishte një skenar i parapërgatitur.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupa u shpreh se gjithçka ndryshoi në tre ditët e fundit, ku u vendosën kushte për bashkimin dhe u kërkua zëvendësimi i strukturave aktuale në PD.

“U vendosën disa kushte të cilat kishin të bënin me ristrukturimin apo zerimin e strukturave të Partisë Demokratike, të cilat ne i kemi ngritur me mund deri tani dhe zëvendësimin e disa strukturave ad hoc.

Ne kishim shkuar në diskutim për të diskutuar sesi do riorganizohej Partia Demokratike. Ne kishim shkuar sesi mund të dilnim me kandidat të përbashkët. Kjo as nuk u respektua, as nuk u dha një mendim.

Ajo që ndodhi, ishte që brenda 3 ditëve të fundit, gjithçka u ndryshua dhe mesa duket unë dyshoj dhe nuk dua që ky dyshim të jetë i vërtetë, që ky skenar ishte i parapërgatitur.

Të gjithë sot e dimë se futja me një kandidat e një pjese të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që nuk përfaqësojnë as shumicën dhe as demokratët, do ishte vetëm një lloj turpërimi për logon e Partisë Demokratike, për aq kohë sa gjyqi shtyhet dhe ata vazhdojnë ta marrin peng”, theksoi ajo.

Seanca në Gjykatën e Apelit ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e vendimeve të Kuvendeve të PD të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit, është shtyrë.

Pas kërkesës së avokatit të Alibeajt, Indrit Sefa për shtyrjen e seancës, Gjykata e Apelit vendosi që ta shqyrtojë çështjen më 10 nëntor.///

error:
%d bloggers like this: