SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dervician (Dropull): Prezantohen investimet publike nga Bashkia

U prezantuan ne Dervician te Dropullit ,investimet publike te kryera nga Bashkia gjate mandatit aktual qe perfundon së shpejti .

Ne nje veprimtari me kete rast morren pjese banore nga fshatrta e Bashkise Dropull, intelektualë, përfaqësues të artit dhe kulturës, kryetarë fshatrash, deputete, vendimarres lokale, etj,.Ishte i pranishem edhe përfaqësuesi i Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër, Stauros Tsoulos.

Kryetari i Bashkisë Dhimitraq Toli, foli mbi investimet publike të realizuara në tre vitet e fundit në 41 fshatrat e tre Njesive Administrative, Dropull dhe Pogon, duke përfshirë ujësjellësin dhe rrjetet e brendshme në 18 fshatra te Dropullit, ku është siguruar ujë i pijshëm 24 orë në ditë, përmirësimi i ndjeshëm e infrastrukturës rrugore, sidomos në zonat malore me rastin e fundit të rrugës së Pogonit, si dhe rikonstruksioni i objekteve social-kulturore dhe arsimore, duke siguruar fonde nga projekte të ndryshme të Bashkimit Evropian.

Nga ana e saj, Ministrja Kumbaro, vuri theksin tek puna që ka kryer në Dropull dhe Pogon, Kryetari Dhimitraq Toli, si dhe deklaroi se Qeveria Shqiptare do të investojë akoma më shumë për të përmirësuar infrastrukturën dhe zhvilluar zonën.

Ndersa deputeti i Qarkut , Laert Duraj, pergezoi kryebashkiakun Toli, duke theksuar se Dropulli ka gjetur njeriun e duhur në vendin e duhur.

Në pjesën e dyte të aktivitetit, Bashkia Dropull nderoi me çertifikata mirënjohjeje personalitete në Dropull dhe Pogon nga fusha e artit, letërsisë, folklorit dhe zejeve, arsimit, shëndetësisë, si dhe të rinj e të reja që kontribuojnë në kulturën dhe në sporte./sarandanews.al///

error:
%d bloggers like this: