/ATSH-/// Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se taksat dhe sigurimet do të kryhen në kohë, përndryshe nuk shkojmë dot përpara në këtë luftë dhe përfundojmë në një gropë, ku as korona nuk na gjen dot.
“Ashtu sikundër pagesat e dritave do të bëhen një për një. Kush nuk do të paguajë dritat nuk do të ketë drita. Nuk ka diskutim. Këtu nuk është bërë deti kos, përkundrazi, krijon një efekt negativ në gjithë zinxhirin e financave dhe mund të përfundojmë në kolaps. Pagesa e dritave nuk negociohet. Detyrimet bazike nuk negociohen. Kemi falur dhe fshirë kamatëvonesat për të gjithë, tani të gjithë janë në raport me aktualitetin çfarë shpenzojnë atë të paguajnë. Nëse nuk kanë, të shpenzojnë më pak, të kursejnë dritat dhe të paguajnë më pak. Kujt do t’ia heqim nga buxheti lekët për të financuar OSHEE? Kujt do t’ia heqim? Financave të luftës? Nuk bën vaki”, tha Rama.//R-SR//
ME SHUME LAJME
Përkujtohet Mësuesja e Popullit, Parashqevi Qiriazi
Ujë nga “Syri i Kaltër” në Delvinë për ta dërguar në Pulia.(Itali)
Sarandë. Zhvillohet takimi i Taskforcës për turizmin në kryesimin e Prefaktit Mamaj