Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Podgorica në daljen e përbashkët me Kryeministrin Abazoviç pas mbledhjes së përbashkët të 2 qeverive, se qysh në sekondën e parë të daljes së videos së dhunës ndaj Petraq Milos nga policë malazezë, homologu i tij malazez i ka telefonuar profesorit dhe i ka shprehur ndjesën, dhe janë marrë të gjitha masat me në raport me personat përgjegjës dhe e gjitha kjo është bërë me xhentilesë maksimale, por edhe me urtësi maksimale.
Kreu i Ekzekutivit shtoi se: “këto janë raste që ndodhin. Mund të ndodhin edhe në ndonjë rast, patjetër, shqiptarëve me policinë shqiptare, apo malazezve me policinë malazeze, por këto janë raste që shërbejnë si burim frymëzimi për të gjithë patriotët dhe heronjtë në potencë të rajonit tonë”.
“Këto janë rastet që mezi presin për të ndezur flakën e nacionalizmit dhe për të kërkuar që të ndërpriten marrëdhëniet diplomatiket me fqinjin e radhës. Kjo është arsyeja pse na duhet bashkëpunim pa kufij, jo se çdo popull si çdo pyll do shpëtojë nga derrat e vet ndonjëherë, por sepse sa më shumë hapësira do jetë e përbashkët, aq më pak derrat do mund të ndërhyjnë në marrëdhëniet e vendeve tona”, tha Rama.
Nga ana e tij, Kryeministri malazez Abazoviç shprehu keqardhje për këtë incident, ndërsa tha se i ka kërkuar falje profesorit dhe autorët janë arrestuar.
“Nuk kam qejf të politizohet kjo çështje, sepse ka të bëjë me një moment që ka qenë katastrofal, dhe e ftoj profesorin të vijë. Mund të them se atë ditë kur ka ndodhur ai incident dhe sot, kalojnë mijëra qytetarë nga kufiri. Përgjegjësit do të dënohen, na vjen keq. Kam marrë informacione se ai nuk e ka prishur radhën, por është munduar të vendosë madje. Më vjen keq”, u shpreh ai.///
ME SHUME LAJME
PS.Mbledhja e kryesisë përcakton kandidatët për kryebashkiakë. Emrat për Qarkun Vlorë dhe Gjirokastës.
Pranga 54-vjeçarit në Kakavijë. Mijëra euro të padeklaruara në çantë
Ermal Dredha, diplomati që do të kandidojë për kryetar bashkie nga PS në Vlorë