Sot është Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit dhe këtë vit motoja është “solidaritet përmes vullnetarizmit”, me qëllim promovimin e fuqisë së njerëzimit për të sjellë ndryshime pozitive nëpërmjet punës vullnetare.
Organizata e Kombeve të Bashkuara, çdo vit, më 5 dhjetor, organizon aktivitete për të promovuar dhe për të njohur punën e palodhur të vullnetarëve të OKB por edhe të vullnetarëve anembanë globit.
Rritja e pabarazisë në të gjithë botën, bën të domosdoshme të punohet së bashku dhe të gjenden zgjidhje me bazë solidaritetin.
Vullnetarizmi është aty ky mëshira takon solidaritetin, dhe të dyja ndajnë të njëjtat rrënjë vlerash: mbështetja e njëri-tjetrit nga pozitat e mirëbesimit, përulësisë, respektit e barazisë. /ata///
ME SHUME LAJME
‘’Kur fati punon për ty’’…
Blogerët e huaj sugjerojnë Gjirokastrën në guidën turistike mes vendeve evropiane
Berisha: Rama ndikoi për të më shpallur ‘non grata’