SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Dokumentari i televizionit publik gjerman arrin audiencë rekord

/20/04/2020/“Bregdeti shqiptar, e fshehta e bukur e Europës”/ Dokumentari i televizionit publik gjerman arrin audiencë rekord.//

Programi i “Mare TV” këtë herë iu kushtua bregdetit shqiptar.

“Bregdeti shqiptar, e fshehta e bukur e Europës”, një dokumentar kushtuar bregdetit shqiptar ka arritur kuota rekord të këtij programi në raport me shikueshmërinë, në kuotën e 9.2 % të totalit të ndjekësve të ekraneve gjermane.

“Mare TV” është një institucion në formimin e opinionit turistik gjerman në televizionin NDR, televizioni publik gjerman për Veriun, i ndjekur kudo në Gjermani, Austri e Zvicër.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi deklaroi se në kushtet e pandemisë globale, ky program është një marketing i jashtëzakonshëm i Shqipërisë turistike, për efektet e pritshme pas lirimit të masave dhe rifillimit të udhëtimeve.

Producenti lokal, gazetari Nolian Lole dhe kolegu gjerman Steffen Schneider e treguan Shqipërinë, pikërisht bregdetin jonian, nëpërmjet njerëzve që jetojnë dhe punojnë pranë detit.

“Një numër i konsiderueshëm turistësh vizitojnë vendet ku kamera e “Mare TV” shkon dhe i zbulon. Pamje të mahnitshme të brigjeve joniane janë një ftesë e hapur për shikuesit për të ardhur në Shqipëri”, thotë Klosi.

Falë audiencës rekord së këtij dokumentari, trupa e “Mare TV” thotë se po planifikon një seri të dytë të dokumentimit të bregdetit shqiptar, këtë herë nga Laguna e Karavastasë deri në kufi me Malin e Zi./R-SR///

error:
%d bloggers like this: